Natyral Albania
Pasuria e Peizazheve kulturore baritore
Kush jemi ne?
Nisma “NatyrAL” synon të vërë ne dukje dhe promovojë pasurinë kulturore dhe historike të peizazheve kulturore baritore të vendit tonë. Baritorizmi, si një nga format më të vjetra tradicionale të përdorimit të tokës, siç është lëvizja e bagëtisë nga zonat e ulëta në ato të larta (Zona Alpino-Malore), ka një vend dhe rëndësi të veçantë në Listën e Trashëgimisë Botërore si një bashkim dhe harmonizim i peizazheve natyrore dhe atyre kulturore. Megjithatë, edhe pse mund të mungojë në rajonin tonë, ka shumë ngjarje festive në të gjithë botën që festojnë kulturën dhe traditën e baritorizmit, duke treguar bukurinë e trashëgimisë dhe jetës tradicionale rurale.
1. Promovimi i traditës dhe atributeve kulturore të peizazheve baritore.
2. Evidentimi i traditës historike të komuniteteve rurale të zonave te targetuara (mënyrat e jetesës), si potencial për zhvillimin e turizmit kulturor dhe ruajtjes dhe promovimit te identiteti kulturor te trasheguar nder breza dhe identifikimi i zonave pastorale (kullotave).
3. Promovimi i perspektivës historike së peisazheve baritore dhe kulturore me fokus në ndryshimet e shkaktuara nga fenomenet e globalizimit dhe ndryshimet klimatike.
Duke përkrahur këta elementë, NatyrAL kërkon të nxisë një vlerësim më të thellë për pasurinë kulturore dhe natyrore që na rrethon, ndërkohë që inkurajon ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të këtyre peizazheve për brezat e ardhshëm.
Exhibition
Kjo hapsire pastorale gjendet ne Balgjaj te zones se Matit. Barinjt ne kete zone kullosin Lopet dhe delet. Gjate dimrit e gjithe hapsire mbulohet me bore deri ne 1.5 m lartesi, duke e bere te pamundur kullotjen ne kete periudhe. Periudha e qe kjo zone sherben si hapsire pastorale eshte nga Maji deri ne Nentor
Exhibition
Përsa i përket shpërndarjes së staneve në zonën e Alpeve Shqiptare, mund të thuhet se thuajse çdo fshat ka dy zona të mbarështimit të blegtorisë: vrrinë (pjesën afër dhe rreth fshatit ku banojnë) dhe bjeshkën që zakonisht është në lartësi të maleve më të afërta.
Exhibition
Në të gjitha stanet ekzistuese nuk ka energji elektrike e për pasojë: barinjtë nuk kanë mundësi që të kenë ndriçimin e duhur, nuk kanë mundësinë të karikojnë celularët e tyre, e për pasojë, nuk e kanë të lehtë të përgatisin ushqimin për vete në periudhën e qëndrimit në stane.
Exhibition
Kahnjet
Aktiviteti i mbarështimit të kafshëve për prodhim, si: lopë, dhi, dele ka qenë një zanat shumë i lidhur me banorët e Veriut të Shqipërisë. Banorët e Veriut të Shqipërisë gjithmonë kanë qenë të lidhur me blegtorinë dhe janë trashëgues të traditave blegtorale që nga kohë shumë të lashta.
Exhibition
Në zonën e Veriut të Shqipërisë takohen territore me mikroklimë që fillon nga nivel 150 m mbinivelin e detit e deri në zona mjaft të larta, të kollotave malore. Bimësia me mbizotërim të elementeve floristik që zhvillohen në zonat me lartësi dhe bimësia e tipit mesdhetar, e cila me ndërprerje depërton nëpërmjet luginave lumore.
Exhibition
Milot
Bagëtitë që mbarështohen nëkëtë formë do të rrisë në mënyrë domethënëse sasinë dhe cilësinë e qumështit të prodhuar, ashtu si edhe mund të ndikojë në peshën e bagëtive që mbahen për prodhimin e mishit.
Exhibition
Kjo hapsire pastorale gjendet ne Balgjaj te zones se Matit. Barinjt ne kete zone kullosin Lopet dhe delet. Gjate dimrit e gjithe hapsire mbulohet me bore deri ne 1.5 m lartesi, duke e bere te pamundur kullotjen ne kete periudhe. Periudha e qe kjo zone sherben si hapsire pastorale eshte nga Maji deri ne Nentor
Përsa i përket shpërndarjes së staneve në zonën e Alpeve Shqiptare, mund të thuhet se thuajse çdo fshat ka dy zona të mbarështimit të blegtorisë: vrrinë (pjesën afër dhe rreth fshatit ku banojnë) dhe bjeshkën që zakonisht është në lartësi të maleve më të afërta.
Exhibition
Exhibition
Në të gjitha stanet ekzistuese nuk ka energji elektrike e për pasojë: barinjtë nuk kanë mundësi që të kenë ndriçimin e duhur, nuk kanë mundësinë të karikojnë celularët e tyre, e për pasojë, nuk e kanë të lehtë të përgatisin ushqimin për vete në periudhën e qëndrimit në stane.
Kahnjet
Aktiviteti i mbarështimit të kafshëve për prodhim, si: lopë, dhi, dele ka qenë një zanat shumë i lidhur me banorët e Veriut të Shqipërisë. Banorët e Veriut të Shqipërisë gjithmonë kanë qenë të lidhur me blegtorinë dhe janë trashëgues të traditave blegtorale që nga kohë shumë të lashta
Exhibition
Exhibition
Në zonën e Veriut të Shqipërisë takohen territore me mikroklimë që fillon nga nivel 150 m mbinivelin e detit e deri në zona mjaft të larta, të kollotave malore. Bimësia me mbizotërim të elementeve floristik që zhvillohen në zonat me lartësi dhe bimësia e tipit mesdhetar, e cila me ndërprerje depërton nëpërmjet luginave lumore.
Milot
Bagëtitë që mbarështohen nëkëtë formë do të rrisë në mënyrë domethënëse sasinë dhe cilësinë e qumështit të prodhuar, ashtu si edhe mund të ndikojë në peshën e bagëtive që mbahen për prodhimin e mishit.
Exhibition
Pastoralism
Cfare eshte pastoralizmi?
Kjo lëvizje mund të bëhet nga vëndet fushorë në ato malore, gjatë stinës së verës, Si dhe nga zonat malore në ato fushore, gjatë stinës së dimirit. Këto lëvizje ndryshe njihen dhe si levizja vertikale e bagëtisë. Në disa raste të tjera kur lëvizja e bagëtisë bëhet nga një fushë në një fushë tjetër quhet lëvizje horizontale e bagëtisë. Kjo lëvizje kryhet zakonisht kur barinjt nuk kane afër një hapsirë për kullotë. Llojet e kafshëve që lëvizin për kullotje janë: devetë, dhitë, lamat, lopët, kuajt dhe delet.
Pastoralizmi shfaqet në shumë variacione në mbarë botën, përgjithësisht ku karakteristikat mjedisore si thatësia, tokat e varfra, temperaturat e ftohta ose të nxehta dhe mungesa e ujit e bëjnë të vështirë ose të pamundur rritjen e të korrave dhe për këtë arsye barinjtë janë të detyruar që ta zhvendosin tufën në vënde ku ushqimi dhe kushtet klimatike janë të favorshme për rritjen dhe jetesën e tufës. Komunitetet baritore janë shumë të prekshme ndaj efekteve të ngrohjes globale.
Rëndësia kulturore
Pastoralizmi është i rrënjosur thellë në identitetin kulturor të shumë komuniteteve në Shqipëri. Shpesh lidhet me një mënyrë jetese që është përcjellë ndër breza dhe është e lidhur ngushtë me zakonet, këngët dhe tregimet tradicionale.
Jetesa dhe ekonomia
Për shumë komunitete rurale, veçanërisht në zonat malore, blegtoria mbetet një burim thelbësor të ardhurash dhe ushqimi. Blegtoria, duke përfshirë delet, dhitë dhe nganjëherë gjedhët, ofrojnë produkte qumështi, mish, lesh dhe lëkurë.
Biodiversiteti dhe Menaxhimi i Peizazhit
Pastoralizmi ka luajtur një rol vendimtar në formësimin e peizazheve të Shqipërisë. Kullotja nga bagëtia mund të kontribuojë në biodiversitetin duke ndikuar në përbërjen e specieve bimore dhe duke parandaluar rritjen e tepërt të llojeve të caktuara bimore.
Në përgjithësi, blegtoria vazhdon të jetë një aspekt i rëndësishëm i peizazhit rural të Shqipërisë, duke kontribuar në diversitetin kulturor, biodiversitetin dhe ekonominë e vendit. Balancimi i ruajtjes së kësaj mënyre tradicionale të jetesës me sfidat moderne është një detyrë kritike si për komunitetet lokale ashtu edhe për politikëbërësit.
Pastoralizmi në Shqipëri
Pastoralizmi në Shqipëri ka një histori të gjatë dhe të pasur, të ndërthurur thellë me trashëgiminë kulturore dhe ekonomike të vendit. Ai përfshin rritjen e bagëtive, veçanërisht dhenve dhe dhive, në zona të hapura ose gjysmë të hapura, të cilat shpesh janë më pak të përshtatshme për bujqësi intensive. Topografia e larmishme e Shqipërisë, me terrenet e saj malore dhe kodrinore, e bën atë të përshtatshme për praktika baritore por fatkeqwsisht reduktimi i numrit të barinjve si dhe të numrit të kafshëve që mbarështojnë, ka bërë që të reduktohet edhe numri i staneve. Ato kanë ardhur duke u degraduar nga koha dhe moskujdesi i njeriut. Në këtë situatë edhe kullotat kanë pësuar ndryshime. Këto ndryshime kanë të bëjnë me shtimin e shkurreve e deri të drurëve pyjore në kullota; zënien (nga pylli) të disa rrugëve malore e shtigjeve që të çojnë te kullota; dëmtimin e lerave dhe të disa burimeve natyrore, si pasojë e veprimit të kushteve atmosferike dhe të mungesës së kujdesit të njeriut; daljen e bimëve të padëshiruara si ferra, etj në kullotat; dëmtimin e kullotave nga rrëshqitjet e ndryshme e daljen e gurëve, etj; mungesë të plehërimit të barit, për pasojë të mungesës së kafshëve që kullosin; degradim të kullotave si pasojë e moskullotjes apo moskositjes.
Në këtë situatë, mund të thuhet se numri i staneve është reduktuar disa herë, krahasuar me periudhën e tre dekadave më parë. Përsa i përket shpërndarjes së staneve në zonën e Alpeve Shqiptare, mund të thuhet se thuajse çdo fshat ka dy zona të mbarështimit të blegtorisë: vrrinë (pjesën afër dhe rreth fshatit ku banojnë) dhe bjeshkën që zakonisht është në lartësi të maleve më të afërta. Janë pikërisht bjeshkët ato zona ku edhe janë të shpërndara stanet. Për zonën e Alpeve Shqiptare, grupimet kryesore ku kanë qënë vendosur stanet janë: vetë Alpet (me disa plaja të maleve), mali Hajmel, Gomsiqe, Tërbun, livadhi Hamzi, Krrab, Lumbardhë, Iballë, Luzni, Korab, Lurë, Koretnik, Gjalicë, Surroj, Klenjë-Stërbevë, Kashnjet, Milot, Qafë-Shtamë, Dajt, etj.